Andrea Conti tashmë është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Sampdorias.
Vetë klubi e ka zyrtarizuar ish0lojtarin e Milanit si blerjen më të re të skuadrës, ku shkruan se: “Sampdoria njofton se ka blerë përfundimisht kartonin e futbollistit Andrea Conti nga Milani”.
? | OFFICIAL#Conti è blucerchiato: arriva dall’@acmilan a titolo definitivo.
— U.C. Sampdoria (@sampdoria) January 10, 2022
Në të njëjtën koha ka ardhur edhe njoftimi nga skuadra e Milanit, të cilët njoftojnë për largimin e Contit, teksa e falenderojnë për kontributin e dhënë me kuqezinjtë.
“Milani njofton se ka shitur përfundimisht kartonin e lojtarit Andrea Conti te Sampdoria. Klubi dëshiron të falenderojë Andrean për impenjimin dhe profesionalizmin që ka treguar gjithmonë dhe i uron suksese në jetën personale dhe sportive”, thuhet në postimin e Milanit.
Official Statement: Andrea Conti ➡ https://t.co/AaiwhTZo7H
Comunicato Ufficiale: Andrea Conti ➡ https://t.co/y1XEnudOVV#SempreMilan pic.twitter.com/xi9wVaVXUM
— AC Milan (@acmilan) January 10, 2022
/f.a/abcnews.al