Zyrtare: Bylisi nuk ndalet në merkato, gjen sulmues në Uruguain e largët

schedule19:32 - 31 Janar, 2020

schedule 19:32 - 31 Janar, 2020

Bylisi vijon të përforcohet. Sulmuesi Emiliano Mozzone është përforcimi i fundit i klubit ballshiot, që renditet aktualisht në vendi e katërt në Superiore. Objektivi i Bylisit janë kupat e Europës dhe presidenti Besnik Kapllanaj i ka bërë edhe një tjetër dhuratë trajnerit Veljko Dovedan.

“Presidenti Besnik Kapllanaj nuk di të ndalet në merkato. Zyrtarizohet afrimi i sulmuesit Emiliano Sueiro Gaston Mozone, është vetëm 21 vjeç, cilësohet si nga lojtarët me perspektivë në kampionatin elitar të Uruguajit, vjen nga Feniks i Superligës vendase.

Presidenti Besnik Kapllanaj ka blinduar sulmin me talentin nga Uruguaji që ka luajtur në elitën e shtetit dhe ka shënuar 6 gola, ndërsa ka 1044 minuta aktivizim”, njofton klubi i Bylisit përmes faqes zyrtare në “Facebook”. /abcnews.al