Emiliano Bullari me skuadër të re. Sulmuesi 19-vjeçar, i cili është pjesë e Shqipërisë U21 (6 ndeshje dhe 3 gola me kuqezinjtë e vegjël), ka zgjedhur të vijojë karrierën te Atromitos.
Klubi grek ka prezantuar talentin shqiptar ditën e sotme nëpërmjet një komunikate zyrtare në Instagram. Atromitos është pjesë e elitës së futbollit grek.
Ekipi renditet në vend të shtatë dhe shpreson ta mbyllë kampionatin në pjesën e sipërme të tabelës. Bullari ka zgjedhur fanellën me numër 25. /abcnews.al


