Kevin Prince Boateng rikthehet aty ku hodhi hapat e parë në futbollin profesionist. Sulmuesi ganez ka nënshkruar sot me Hertha Berlin, çka është bërë zyrtare.
Klubi gjerman ka dalë me komunikatë dhe njofton se kanë firmosur me sulmuesin anësor, i cili sezonin e shkuar realizoi 5 gola në Serie B me fanellën e Monza.
Endlich Zuhause, @KPBofficial! ??
?? https://t.co/JCuxLiRTfa#GemeinsamHertha #HaHohe pic.twitter.com/XzdaaaKB35
— Hertha BSC (@HerthaBSC) June 23, 2021
Boateng, pas dy sezoneve në Bundesliga me Hertha Berlin, ishte larguar në vitin 2007 drejt Premier League, te Tottenham. Tani pas 14 vitesh vesh fanellën e klubit gjerman sërish. /abcnews.al