Zyrtare/ Bledi Shkëmbi merr frenat e Teutës, nis menjëherë aventurën e dytë te durrsakët

schedule18:37 - 6 Shtator, 2022

schedule 18:37 - 6 Shtator, 2022

Bledi Shkëmbi do të jetë trajneri më i ri i Teutës. Ish-kapiteni i durrsakëve do të zëvendësojë kështu Renato Arapin i cili u largua nga djemtë e detit pas rezultateve të dobëta në 3 javët e para të kampionatit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se Shkëmbi do të marrë në dorë frenat e ekipit, ndërsa ditën e sotme ka drejtuar edhe seancën stërvitore.

“Skuadra e Teutës ka vijuar ditën e sotme stërvitjen dhe përpara ekipit është prezantuar nga presidenti i KF Teuta, Edmond Hasanbelli dhe shefi i klubit, Enid Furxhi tranjeri i ri Bledi Shkëmbi i cili e ka drejtuar skuadrën blu dhe në sezonin  2018–2019.

Tashmë, presidenti Edmond Hasnbelli, do t’i besojë për herë të dytë Shkëmbit që aventurën e tij të fundit e kishte në Shqipëri, ku drejtonte klubin e Dinamos në sezonin 2021\2022. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, shkruan klubi durrsak.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!