Besnik Hasi me ekip të ri. Trajneri gjakovar është zgjedhur timonieri i Al Ahli, katër herë kampione e Arabisë Saudite.
Klubi arab ka zyrtarizuar 49-vjeçarin me anë të një postimi në Twitter. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, drejtoi Al Raed në tre vitet e fundit.
#WELCOME_HASI ? pic.twitter.com/xDYw0RA85j
— النادي الأهلي السعودي (@ALAHLI_FC) June 6, 2021
Aventura në Lindjen e Mesme do të vazhdojë, teksa më parë Hasi ka drejtuar Anderlecht, Legia Warszawa dhe Olympiacos. /abcnews.al