Besikktas ka nënshkruar me Milot Rashicën. Kështu raporton portali autoritar Transfermarkt, por ende nuk janë bërë të ditura kushtet e marrëveshjes së lojtarit me “shqiponjat”.
Të drejtat e lojtarit 27-vjeçar i përkisnin klubit të kampionatit anglez Norwich. Rashica iu bashkua kanarinëve në verën e vitit 2021, kur u transferua nga Werder Bremen.
Duhet theksuar se sulmuesi kosovar sezonin e kaluar e kaloi në Stamboll te Galatasaray. Si pjesë e “luanëve” ai doli kampion i vendit. Shënoi gjashtë gola dhe dha shtatë asistime në 30 ndeshje zyrtare. /G.D abcnews.al/