Besa e Kavajës ka arritur të përforcojë mesfushën. Klubi i cili militon në Kategorinë e Parë ka arritur të firmosë me lojtarin që u shpall kampion me Tiranën në “Abissnet Superiore”.
Bëhet fjalë për Enes Kukën, i cili tashmë do të mbajë veshur ngjyrat verdhezi në edicionin e ri të Kategorisë Superiore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kavajas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se lojtari ka kaluar në formë huazimi, i cili pritet të jetë një pikë kyçë në formacionin e skuadrës verdhezi në sezonin e ri.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al