Agustin Torassa ka rinovuar me Tiranën dhe do të jetë pjesë e kampionëve të Shqipërisë edhe sezonin e ardhshëm. Argjentinasi është pjesë e “4 fantastikëve” të sulmit bardheblu dhe rinovimi i tij, ishte dhe i pritshëm. Pak çaste më parë, klubi i Tiranës, në faqen zyrtare, njoftoi për rinovimin.
“Agustin Torassa vijon bardheblu. Lojtari ka arritur dakordësinë me klubin për zgjatjen e kontratës. Mesfushori me tipare sulmuesi është vlerësuar nga klubi për kontributin që ka dhënë në ndeshjet e luajtura dhe do të mbajë veshur fanellën bardheblu edhe në sezonin e ri”, shkroi Tirana./abcnews.al
https://www.facebook.com/kftirana.al/posts/2640485299540909