Manuel Neuer ka rinovuar kontratën me Bayern Munich, me portierin që ka vendosur të jetë bavarez deri në vitin 2024.
Pas këtij rinovimi gardiani i kombëtares gjermane është shprehur i lumtur që vazhdon të mbajë veshur fanellën e gjigandëve gjermanë.
“Jam shumë i lumtur që rrugëtimi im me Bayern vazhdon. Do të kemi sërish një ekip shumë të mirë, me të cilin mund të garojmë për të gjithë titujt.
Si portier, kapiten dhe lider, dua të jem një mbështetje dhe një faktor vendimtar në objektivat tona të mëdha. Duam të vazhdojmë ta thellojmë rekordin e kampionatit dhe të fitojmë Kupë e Gjermanisë dhe Champions League”.
Drejtuesi i Bordit, Oliver Kahn, shtoi më pas: “Manuel Neuer është portieri më i mirë në botë dhe ka vendosur standarde ndërkombëtare prej vitesh. Jemi shumë të lumtur që kemi vazhduar kontratën me të. Manuel është një figurë kryesore në historinë e Bayern”, ka deklaruar portieri i Bayern.
✍️ @Manuel_Neuer bleibt bis 2024 beim #FCBayern ?⚪ #NeuerTheWall
Alle Infos: https://t.co/TALC9J68u3#MiaSanMia
— FC Bayern München (@FCBayern) May 23, 2022
/f.a/abcnews.al