ZYRTARE/ Barcelona rinovon me titullarin

schedule14:10 - 10 Qershor, 2022

schedule 14:10 - 10 Qershor, 2022

Barcelona ka mbyllur rinovimin e Sergi Roberto edhe për një sezon, deri më 30 qershor 2023. Më në fund, si klubi ashtu edhe futbollisti kanë arritur një mirëkuptim.

Shifrat e kontratës së re të Sergi Roberto

Sergi ka mbërritur në zyrat e klubit mëngjesin e kësaj të premteje me partner. Pas pak më shumë se 30 minutash, futbollisti u largua nga zyrat pasi u takua me Joan Laporta, Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff dhe nënshkroi marrëveshjen.

“Ka shkuar shumë mirë. I lumtur, shumë i lumtur”, deklaroi ai në dalje para mediave.

Duhet mbajtur mend se pozicionet e Sergi Robertos dhe Barçës iu desh shumë kohë për të gjetur një pikë të përbashkët. Klubi Blaugrana nuk ishte i gatshëm të kënaqte pretendimet fillestare  dhe negociatat u prishën, siç e konfirmoi publikisht vetë Joan Laporta. Agjentët e lojtarit, me kërkesën e tij,  rifilluan bisedimet disa muaj më vonë për të arritur një marrëveshje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!