Vjen zyrtarizimi i largimit të Krzysztof Piatek nga Milani. Aventura kuqezi e sulmuesit polak zgjati vetëm 1 vit dhe tani do të vijojë karrierën në Bundesligë. 24-vjeçari është prezantuar si sulmuesi më i ri i Hertha Berlin, që pagoi 27 milion euro në arkat e klubit italian.
Piatek, i cili firmosi deri në vitin 2025 me Herthën, shënoi 16 gola gjatë kësaj periudhe me Milanin, teksa ardhja e Zlatan Ibrahimovic i mbylli çdo hapësirë në sulmin e ekipit të Piolit. Lojtari nuk u paraqit këtë sezon siç duhet dhe tani është gati për aventurën e radhës në karrierë. /abcnews.al
Gehen wir es an! ? Neuzugang ‘Pistolero’ #Piatek im ersten Interview als Blau-Weißer: https://t.co/41MWqvPq4J ?#hahohe pic.twitter.com/NmOZMdKkII
— Hertha BSC (@HerthaBSC) January 30, 2020
Official Statement: @pjona9official https://t.co/zIAwtoFP80
— AC Milan (@acmilan) January 30, 2020