Rikthimi i rëndësishëm te Feyenoord. Robin Van Persie, i cili kaloi katër sezone te klubi holandez në dy periudha të ndryshme, është rikthyer sërish në Roterdam.
Ish-sulmuesi i famshëm u tërhoq nga futbolli 12 majin e vitit të kaluar dhe tani ka vendosur të nisë karrierën e trajnerit.
? @Persie_Official: ‘Love it!’ ❤️#Feyenoord pic.twitter.com/mehcu5HvJY
— Feyenoord Rotterdam (@Feyenoord) August 7, 2020
Klubi i zemrës i ka dhënë mundësinë të krijojë eksperiencë si ndihmës i Dick Advocaat, me këtë të fundit që e kërkoi personalisht Van Persie.
Me një postim në “Twitter”, Feyenoord ka zyrtarizuar Van Persie si zv-trajner të ekipit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. /abcnews.al