Arsenali nuk ka mundur të falë shkeljen e përsëritur të rregullave nga kapiteni i skuadrës Pierre-Emerick Aubameyang.
Menjëherë ka ardhur edhe vendimi i klubit për sulmuesin, duke i dhënë këtij të fundit një goditje të madhe, teksa kanë vendosur t’ia heqin edhe shiritin e kapitenit.
Përveç kësaj sulmuesi i Arsenalit nuk do jetë i grumbulluar as për ndeshjen që skuadra e tij do të zhvillojë ditën e nesërme kundër West Ham.
“Aubameyang nuk do të jetë më kapiteni i ekipit dhe madje nuk do të thirret për ndeshjen ndaj West Ham-it. Ne presim që të gjithë lojtarët të respektojnë rregullat, veçanërisht kapiteni”, thuhet në njoftimin e klubit.
An update on Pierre-Emerick Aubameyang
— Arsenal (@Arsenal) December 14, 2021
/f.a/abcnews.al