Klubi rumun, CFR Cluj ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Arlind Ajeti, i cili vjen nga Perdonone si lojtar i lirë.
Ajeti ka ndryshuar ambient duke u transferuar nga futbolli italian tek ai rumun. Mbrojtësi shqiptar është zyrtarizuar sot (e martë) nga skuadra e re, CFR Cluj, e cila ka njoftuar transferimin në rrjetet sociale.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se Arlind Ajeti është lojtari i ri i ekipit tonë!”, thuhet në njoftimin e klubit rumun.
Ata njoftuan se qendërmbrojtësi me origjinë shqiptare, i lindur në Zvicër ka luajtur në Serie A për Torinon, Frosinonen dhe Crotone, ndërsa gjatë karrierës së tij, ai edhe në Zvicër për Grassoper, por edhe për FC Basel, skuadër me të cilën ka fituar 4 herë titullin dhe ka luajtur ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Ajeti gjithashtu ka luajtur me kombëtaren e Shqipërisë, duke zhvilluar 21 ndeshje dhe duke qenë pjesëmarrës në Euro 2016./ h.ll/abcnews.al