Andrea Pirlo është kthyer në pankinën e një klubi italian, konkretisht te Sampdoria.
Samp do të luajë në Serie B sezonin e ardhshëm pas rënies nga Serie A sezonin që sapo përfundoi, sipas raportimeve, Pirlo ka një marrëveshje dyvjeçare me opsion për një sezon të tretë.
Fabio Grosso ishte objektivi kryesor i Sampdorias, por nuk arriti një marrëveshje me pronarin e ri të klubit, Andrea Radrizzani.
Biznesmeni italian që ka blerë së fundmi Sampdorian, duke e shpëtuar klubin nga falimentimi, thuhet se është takuar tre herë me Pirlon. Di Marzio pretendon se entuziazmi dhe përvoja e Pirlos e bindi përfundimisht Radrizzani.
Ish- ylli i Juventusit dhe Milanit e kaloi sezonin e fundit në Turqi ku mori drejtimin e Karagumruk. Pirlo rikthehet në Itali pas një periudhe njëvjeçare në Juventus në 2020-2021, kur fitoi një Coppa Italia dhe një Supercoppa./h.ll/abcnews.al
✅ ? Andrea Pirlo new coach of Sampdoria. pic.twitter.com/3gmH2ASZt4
— Olt Sports (@oltsport_) June 27, 2023