Zyrtare: Aliti vazhdon në Zvicër, rinovon kontratën me Zurich

schedule13:34 - 9 Mars, 2021

schedule 13:34 - 9 Mars, 2021

Fidan Aliti vazhdon edhe për dy sezone të tjera aventurën e tij me Zurich në elitën e futbollit zviceran. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës e njofton vetë lajmin përmes rrjeteve sociale.

Kontrata e tij e re do përfundojë në verën e vitit 2023. Në fakt kontrata e mbrojtësit me Kalmar përfundonte në vitin e ardhshëm, por ai ka arritur ta zgjidhë me suedezët dhe të firmosë përfundimisht me Zurich.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fidan Aliti (@fidanaliti)

27-vjeçari u bashkua me zviceranët në tetor dhe u bë direkt titullar, duke qenë ndër lojtarët më të pranishëm në fushën e lojës. Ai ka luajtur 21 ndeshje në Superligën e Zvicrës me Zurich, praktikisht të gjitha të këtij sezoni dhe është zëvendësuar vetëm një herë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!