Zyrtare: Alba e Busquets ulin pagat, Barcelona federon Kun Agueron

schedule16:38 - 31 Gusht, 2021

schedule 16:38 - 31 Gusht, 2021

Ditën e sotme Barcelona ka marrë një lajm të mirë. Klubi ka njoftuar me një deklaratë për mediet akordin për shkurtimin e pagave të dy prej kapitenëve të ekipit, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Barcelona nuk e ka bërë të ditur masën e reduktimit financiar, por ka njoftuar edhe se dy lojtarët kanë shtyrë pagesat e sezoneve të ardhshme.

Me këtë lirim që Busquets dhe Alba bënë, i dhanë mundësinë Barcelonës të federojë Sergio Agueron dhe të jetë brenda kufijve financiarë të LaLigas.

Me regjistrimin e argjentinasit, Barcelona përmbyll federimin e lojtarëve për sezonin e ardhshëm. Më parë pati reduktuar pagën edhe Gerard Pique, që i dha mundësinë e regjistrimit Depyat, Manajt dhe Eric Garcias. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!