Bylisi është klubi më aktiv i merkatos së dimrit në Kategorinë Superiore. Ballshiotët ditën e sotme kanë vendosur të zyrtarizojnë plot pesë futbollistë, që pritet të jenë një shtysë e madhe për të shmangur rënien nga elita e futbollit tonë.
Mbrojtësi i qendrës Lionel Samba, anësori i majtë Lorran, mesfushori Kreshnik Nebihu dhe dy sulmuesit Nemanja Kojic dhe Renato Spahiu janë afrimet zyrtare të skuadrës ballshiote. Kujtojmë që afrimin e Kojic e pati paralajmëruar ditë më parë abcnews.al.
Të pestë lojtarët janë prezantuar sot në ambientet e klubit nën prezencën e presidentit të klubit, Besnik Kapllanaj. Te Bylisi ka pasur edhe largime, ku më i rëndësishmi është ai i ish-kapitenit Murataj, i cili u ble nga Partizani dhe do e vazhdojë te të kuqtë pjesën tjetër të sezonit. /abcnews.al