Zyrtare: Achraf Hakimi nga Inter te PSG, firmos deri në vitin 2026

schedule18:37 - 6 Korrik, 2021

schedule 18:37 - 6 Korrik, 2021

Achraf Hakimi është zyrtarisht lojtar i PSG. Nuk kishte dyshime, pasi klubet kishin arritur marrëveshjen dhe mbrojtësi sot kaloi edhe testet mjekësore.

Klubi francez ka dalë me komunikatë dhe bën me dije se Hakimi është i tyre deri më 30 qershor 2026.

Interi do të përfitojë 60 milion euro të sigurta, si dhe 8 milion të tjera prej bonuseve. Këto të fundit maksimalisht kapin shifrën 11 milion euro.

Edhe për Hakimin ka një kontratë të mirë në aspektin financiar, pasi do të përfitojë 8 milion euro në sezon. /abcnews

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!