Zvicra nuk autorizon vaksinën e prodhuar nga Oxford/AstraZeneca: Duhen më tepër të dhëna

schedule16:27 - 3 Shkurt, 2021

schedule 16:27 - 3 Shkurt, 2021

Zvicra nuk ka autorizuar vaksinën e prodhuar nga  Oxford/AstraZeneca duke argumentuar se të dhënat e vëna në dispozicion nga kompania nuk ishin “të mjaftueshme për ta dhënë autorizimin”.

“Për të marrë më shumë informacion rreth sigurisë, efikasitetit dhe cilësisë, duhen të dhëna shtesë nga studime të reja,” njoftoi në një deklaratë Swissmedic.

“Të dhënat që kemi aktualisht të disponueshme, nuk na çojnë drejt një vendimi pozitiv sa i përket benefiteve dhe rreziqeve. Për të marrë një vlerësim përfundimtar, aplikanti ndër të tjera do të duhet të paraqesë të dhëna shtesë të efikasitetit nga teste të Fazës III që po zhvillohet në Amerikën e Veriut dhe Jugut, dhe këto do të duhet të analizohen. Sapo të jenë marrë rezultatet, një autorizim i përkohshëm sipas procedurës mund të lëshohet në një njoftim shumë të shkurtër, “ thuhet më tej në deklaratë.

Në raport të publikuar të martën nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit, vaksina Covid-19 rezulton të jetë me një efikasitet prej 66.7% ndaj sëmundjes simptomatike, dy javë pas dozës së dytë.

Studiuesit e Oksfordit gjithashtu sugjerojnë se vaksina mund të zvogëlojë transmetimin e virusit, në vend që thjesht të zvogëlojë ashpërsinë e sëmundjes. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!