Zvicra miraton dozën e tretë për personat mbi 16 vjeç

schedule12:41 - 23 Nëntor, 2021

schedule 12:41 - 23 Nëntor, 2021

Zvicra ka miratuar dozën e tretë për personat mbi 16 vjeç, me qëllim rritjen e mëtejshme të imunitetit të popullatës. Me valën e katërt në rritje në Zvicër, Swissmedic njoftoi të martën se kishte miratuar  dozën e tretë për të gjithë qytetarët mbi moshën 16 vjeç, ndërsa shumica e vendeve kanë miratuar dozën e tretë për personat mbi 18 vjeç.

Përveç kësaj, vendi miratoi administrimin e dozës së tretë për individët me rrezik të lartë të moshës mbi 12 vjeç.

Zvicra ka regjistruar 951,479 raste dhe 11,423 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!