Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zvicra “foli” shqip në minifutboll/ Mbahet edicioni i dytë i Kupës “Roha Eagles”

schedule12:32 - 15 Dhjetor, 2025

schedule 12:32 - 15 Dhjetor, 2025

Një qytet në Zvicer foli shqip këtë fundjavë.

Në Sent Galen u mbajt për dy ditë me radhë Kupa “Roha Igells” në futbollin e sallës, me pjesëmarrje vërtet masive.

Në finale skuadra “Finance Sky AG” mundi 5-0 rivalin Tim Uork 24 nga Bosnja duke u bërë fitues me meritë.

Organizator i turneut ishte shqiptari i Zvicrës, Leonor Krasniqi, në një bashkëpunim të klubeve FC Besa dhe “Roha Igells”.

Aktiviteti pati pjesëmarrje të 48 ekipeve nga Zvicra, Europa e gjithë bota, me qindra futbollistë dhe stafe teknike.

Në Qendrën Atletikë në St. Gallen pati ndeshje të forta me nivel në rritje.

Në gjysmë finale arritën edhe ekipi Ilirians i shqiptarëve të Zvicrës nga Friburgu, dhe ekipi Bashkim Bujupi nga Kosova, por u eliminuan pas penalltive.

Shpërblimi total për 4 ekipet e para është 20 000 franga zvicerane.

Fituesi mori 10 000 franga, finalisti 6000, vendi i tretë 3000 dhe vendi katërt 1000 franga zvicerane.

Edicioni i radhës pritet të mbahet në shkurt 2026, nën organizimin e klubeve FC Besa dhe Soha Eagles.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!