Zvicra e treta në Eurovizion, shqiptari tregon prapaskenat e Festivalit të RTSH: Ç’më tha Alketa Vejsiu

schedule19:52 - 23 Maj, 2021

schedule 19:52 - 23 Maj, 2021

Gjon Muharremaj, konkurrenti i Zvicrës në Eurovision i cili është i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears është shpallur mbrëmjen e djeshme fitues i vendit të tretë.

Megjithëse ka përfaqësuar Zvicrën, gjatë muajit dhjetor të vitit të shkuar Gjon ka treguar në programin “Abc e Pasdites” përvojën e tij në Festivalin e Këngës në vitin 2019, se si u ftua të aplikonte e më vonë nuk u përzgjodh që të ishte konkurent në Festival.

Këngëtari tregoi se pati komunikime me Alketa Vejsiun teksa u çudit nga përgjigjet që mori.

“Më kërkoi këngën për 4 ditë. Edhe ishte hajde apliko dhe pastaj më thirri disa ditë më vonë dhe më tha “Më fal Gjon, jeni 22 kandidatë dhe janë 20 vende. Më fal që nuk të thashë më herët, kemi ardhur shumë vonë tek ty, kënga është frëngjisht. Po ça është edhe më e çuditshme më tha do vish si i ftuar në Festival dhe nuk më ftoj, por s’ka problem”.

Historia duket se është përsëritur për herën të dytë edhe këtë vit. Ai tregoi në bisedën e ngrohtë që zhvilloi me moderatorin Ermal Peci se edhe këtë vit i shkruan nga adresa e Instagramit të Festivalit për të bërë një përshëndetje me piano. Gjoni i kishte thënë se për pak ditë vinte në Shqipëri dhe mund të performonte LIVE në Festival, për të cilën u dakortësuan por çuditërisht askush nuk e kontaktoi më në vijim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!