Zvicra do të shesë tanket Leopard II, synon të furnizojë rezervat pas donacioneve ndaj Ukrainës

schedule13:46 - 27 Shtator, 2023

schedule 13:46 - 27 Shtator, 2023

Gjermania ka mirëpritur vendimin e Zvicrës për t’i hapur rrugën shitjes së disa prej tankeve të saj Leopard II të prodhimit gjerman, për rindërtimin e rezervave të varfëruara nga ndihma e dhënë për Ukrainën.

Në shkurt, Gjermania kërkoi që Zvicra të konsideronte shitjen e një pjese të 96 tankeve Leopard II që mban në ruajtje te prodhuesi, Rheinmetall AG, raporton Reuters.

Për të respektuar ligjet zvicerane të neutralitetit, Berlini e ka siguruar Bernën se armët nuk do të shkojnë në Kiev, por do të mbeten në Gjermani ose me një aleat të NATO-s ose Bashkimit Evropian.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës për këtë vendim”, tha Michel Fluegger, ambasadori i Gjermanisë në Zvicër. “Ne kemi nevojë për këto tanke, ato do të mbushin boshllëqet me ne dhe partnerët tanë evropianë.”/abcnews.al