Zvicër, zbulohen qindra raste abuzimi brenda kishës

schedule22:32 - 12 Shtator, 2023

schedule 22:32 - 12 Shtator, 2023

Një hetim brenda Kishës Katolike Romake të Zvicrës zbuloi rreth 1000 raste të abuzimit seksual që nga viti 1950, shumë prej të cilave përfshinin fëmijë.

56% e viktimave ishin meshkuj, ndërsa pjesa dërrmuese e të akuzuarve ishin gjithashtu meshkuj.

Studiuesit nga Universiteti i Cyrihut gjetën prova për shumë sulme, duke i quajtur këto raste që janë vetëm “maja e ajsbergut”.

Shumica e rasteve përfshinin ngacmime gjatë rrëfimit ose aktiviteteve të tjera, 30% e incidenteve janë kryer në institucione apo shkolla.

Hetimi, siç raportohet nga BBC, u porosit nga autoritetet e kishës dhe zgjati një vit. Studiuesit kishin akses në arkiva dhe kryen disa intervista, megjithëse zbuluan se shumë dokumente ishin shkatërruar. Siç shpjegojnë ata, duke pasur parasysh atë që dimë nga hulumtimi, supozojmë se janë raportuar vetëm një përqindje e vogël e rasteve. Në raste të tjera ata tentuan të diskreditonin viktimën dhe dëshminë e tij.

Për më tepër, hetimi zbulon se klerikët e akuzuar për abuzim mbroheshin nga transferimet në poste të tjera, ndonjëherë jashtë vendit, për të shmangur ndjekjen penale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!