Zvërneci ky fshat përballë lagunës së Nartës dhe buzë detit po braktiset nga të rinjtë. Pjesa më e madhe e tyre janë larguar nga Shqipëria, drejt Greqisë apo shteteve të tjera. Teksa ecën nëpër rrugët e këtij fshati të Vlorës syri të sheh më shumë te moshuar. Popullsia në kërë zonë jo vetëm po plaket por dhe ulet numri i banorëve prej braktisjes.
“S’ka të ardhura këtu që të rrinë. Të rinj nuk ka, vetëm një vajzë kemi këtu”, shprehet një banor.
Prej kohësh mungojnë dhe investimet në Zvërec. Infrastruktura është e dëmtuar, uji i pijshëm hera herës mungon. E në këto kushte të larguarit nuk kanë arsye të forta për tu rikthyre. Mungesa e alternativave për të investuar dhe parë të ardhmen në fshatin e vendlindjes,i ka detyruar banorët të zgjedhin të ardhmen diku larg. Dhe ata pak që rikthehen qëndrojnë pak ditë në verë për të pushuar. Ndërsa gjatë dimrit dhe pamjet e tregojnë qartë që banesat janë të boshatisura dhe të mbyllura.
“Në fshat ka rrugë të dëmtuara, uji i pijshem eshte nje tjeter problem, mundesite per te punuar dhe gjetur alternativa per te vijuar jeten ne fshat jane thuajse zero. Te paktet banore,te cilet mund ti hasesh rruges,tregojne me keqardhje qarte se Zverneci eshte drejt braktisjes nga vete banoret e tij. Te rinjte e larguar, nuk e mendojne rikthimin ne fshat,te ardhmen e kane gjetur drejt Greqisë, SHBA-së apo Kanadasë.”
Shtëpitë e Zvërnecit janë bosh, në zone ka ndërtime të reja, po dhe këto të investuara vite më parë dhe shumicës së atyre i është vënë dryni.
Ata banorë që kanë mbetur ankohen se kanë mbetur pak dhe të ardhmen e shohin më të zymtë.
Zvërneci është pjesë e projektit të 100 fshatrave turistik, por zhvillimi I tij ende s’ka nisur. Nëse investimet nisin jetesa në këtë fshat mund të ndryshojë./abcnews.al