Zvarritet gjykimi për “Gërdecin”/ Shtyhet seanca, Mediu: Kam takime në SHBA

schedule09:55 - 25 Mars, 2025

schedule 09:55 - 25 Mars, 2025

Shtyhet për në datë 7 prill seanca gjyqësore në ngarkim të ish ministrit Fatmir Mediu.

Shkak u bë mungesa e tij, i cili kishte një ftesë në Kongresin Amerikan nga data 24 mars deri në datën 1 prill.

Sipas avokatit Henrik Ligori, Mediu duhet të jetë vetë i pranishëm për të paraqitur komentet mbi akt ekspertimin tekniko-ushtarak.

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën duke i tërhequr vëmendjen Mediut, që mungesa të kësaj natyre nuk do të konsiderohen më në seancat e ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!