Zv.ministrja e Mbrojtjes Sociale: Vlerësim i ri për personat me aftësi të kufizuar

schedule18:40 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 18:40 - 3 Dhjetor, 2018

Sipas zv/ministres së Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri, po bëhet një vlerësim i ri për personat me aftësi të kufizuar, të cilët tani po shikohen ndryshe. Ajo ishte e ftuar në “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori ku tha se një rol të rëndësishëm edhe pushteti vendor pasi gjendet më pranë personave me aftësi të kufizuar.

“Ajo që po bëjmë është një vlerësim i ri i personave me aftësi të kufizuar. Pra është një reformë. Ku personat me aftësi të kufizuara do shikohen ndryshe nga tani, ku janë vlerësuar thjesht si pacientë me një diagnozë të caktuar. Sot vlerësohen me një spektër më të gjërë. Përveç diagnozës shikohen dhe  funksionet që ata kanë, për t’u mbështetur dhe për t’u ruajtur për të mundësuar rehabilitimin dhe integrimin e tyre në shoqëri. Kjo reformë solli një barazi mes kategorisë së personave me aftësi të kufizuar e jo një kategori e veçantë pse ka një specifikë të veçantë. Bën të mundur që ata që janë me aftësi të kufizuar të rëndë të marrin më shumë mbështetje sepse u takon ta marrin ndërsa të tjerët marrin arsimim nëse janë fëmijë dhe kurse nëse kanë mundësi dhe duan të shkojnë. Për kategoritë në tërësi dhe ata që kanë nevojë më të veçanta kanë shërbime të veçanta siç janë ato socio-shëndetësore. Këtu jemi duke punuar dhe kemi qendra për fëmijët, persona me aftësi të kufizuar megjithatë janë të pamjaftueshme. Në vijim ne jemi duke bashkëpunuar me bashkitë dhe është tashmë detyrë e pushtetit vendor që duhet të mendojë dhe të ofrojë shërbime për personat me aftësi të kufizuar sepse ata janë më pranë nevojave të tyre”, tha Kospiri.

Në fund ajo dha edhe një mesazh.

“Si mesazh kryesor do të kisha këtë që personat me aftësi të kufizuar duhet të pranohen në shoqëri me të drejta të barabarta si shtetasit e tjerë. Ata e gëzojnë këtë të drejtë pavarësisht se janë persona me aftësi të kufizuar. Jo vetëm duhet respektuar kjo e drejtë, por edhe përmbushur duke u lehtësuar jetën e tyre dhe familjarëve të tyre”, theksoi zv/ministrja e Mbrojtjes Sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!