Zv.ministrja e Financave: 830 punonjës me mjete luksoze, por kanë paga minimale

schedule15:15 - 4 Shkurt, 2022

schedule 15:15 - 4 Shkurt, 2022

Nga Erblina Mile

Vetëm 33% e bizneseve i janë përgjigjur paralajmërimit të qeverisë për rritjen e deklarimit të pagave në kuadër të aksionit anti-informalitet. Zv.ministrja e financave Vasilika Vjero deklaroi se kjo ndikuar në rritjen e pagesës së kontributeve shëndetësore dhe shoqërore të këtyre punonjësve.

Nga kontrollet e njësisë speciale ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm punonjësish janë të deklaruar me paga minimale ndërkohë që posedojnë mjete luksi. Kjo kategori do të jetë në lupën e kontrollit të imtësishëm të institucioneve tatimore.

Për të gjitha ato biznese që nuk kanë reaguar do të vijojë analizimi i detajuar i të dhënave. Zv. ministrja paralajmëroi se në mars do të nisin kontrollet fizike në këto subjekte.

Deri më tani rezulton se janë 142 mijë vende pune që janë analizuar nga administrata tatimore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!