Pas konstatimit të gazetarit Spartak Koka, se në Policinë vendore të Shkodrës ka mungesë të theksuar të oficerëve të policisë kriminale çka është një ndër faktorët për moszbulimin e vrasjeve të ndodhura përgjatë vitit 2018-19, Zëvendësministri i Brendshëm pranoi situatën. Në studion e Byro Politike në ABC News Julian Hodaj u shpreh se është e vërtetë që ka mungesë të oficerëve të policisë kriminale dhe ndodh për shkak të mungesës strukturore dhe është pasojë e vendimit për të mbyllur Akademinë e Policisë.
Koka: Nuk jemi për të mbrojtur as për të sulmuar individë të ndryshëm. B Bushati është oficer i nderuar kur ka drejtuar Policinë e Shkodrës. Ai duhet të kishte dhënë vetë dorëheqjne se është nga Shkodra dhe nga studimet e bëra nga studuies venda e ndërkombëtarë organizatat kriminale e Shkodrës njihen për ashpërsinë e atyre ata ta marrin personale ata dhe Bushati do bënte shumë mirë detyrën e drejtorit në një zonë tjetër, por jo në Shkodër.
Në Shkodër ti s’kishe oficerë policie, s’kishe numrin e nenvojshëm. Merrej shefi apo drejtori me zbardhje kamerash sigurie. Këtu nuk kemi asnjë nisme ligjore, një komision parlamentar antimafia për gjithë qytetet problematike.
Pse mban sot dojsen Prokuroria e Krimeve të Rënda të 7 vrasjeve në Shkodër dhe nuk nxjerr urdhër arresti për përgjimet që janë në këtë dosje. Se sot ku jemi vetëm kapim viktimat, ekzekutorët dhe ndihmësit.
Hodaj: Një gjë që doja të thoja për atë që tha Koka zëvendësimi bëhet për t’i dhënë një impuls. Bëhet fjalë për të njëjtën polici lokale dhe drejtues që me sukses mbështetën operacionin e shtatorit, e tetorit që u zhvilluan në Shkodër.
Përsa i përket numrit ka të drejtë Koka, mungojnë agjentët e policisë kriminale dhe me strukturën e re duhet të arrish në gradë që të bëhesh pjesë e policisë kriminale. Akademia e Policisë ka qenë e mbyllur deri në 2015 dhe brezi i parë ka marrë këtë vit. Mungesa e njerëzve si pasojë atij vendimi për ta shkrirë Akademinë e Policisë dhe për ta reduktuar në në qendër trajnimi.
Koka: Mund të merrnit efektivë e specialistë se keni atje njerëz që merren me burokraci, 3 veta të kishit marrë, por të ishin specialistë.
Hodaj: Një tentativë tjetër për të eliminuar efektet e këtij absurditeti që ndodhi me shkrirjen e akademisë ishte dhe nisma e fundit që u hapën 150 vende të atyre me master në juridik, ekonomik, financë apo IT dhe të cilët kanë filluar kursin dhe për 6-7 muaj do jenë edhe ata nënkomisarë.
Koka: Ku do i merrni oficerët që do t’i çoni në Shkodër se Niko Brahimaj ka bërë kërkesë në drejtorinë e Përgjithshme dhe atë Qendrore
Hodaj: Drejtoria e Përgjithshme ka efektivë që kanë detyra të caktuara. Në situatën ku mund të jetë i nevojshme transferimi i tyre mund të bëhet pa problem, do varet nga drejtuesi i ri.
/abcnews.al