Zv/ministri i Financave Erion Luçi për raportin e FMN, PPP dhe uljen e borxhit

schedule20:22 - 30 Janar, 2019

schedule 20:22 - 30 Janar, 2019

Raporti i FMN-së, kontratat e partneritetit Publik-Privat, investimet e huaja, ulja e borxhit dhe kursi i këmbimit u trajtuan në studion e Mbrëmje në ABC news të Mirela Milorit me zëvendësministrin e Financave Erjon Luçi.

Sa i takon raportit më të fundit të FMN-së Luçi theksoi se ky vlerësim konfirmoi ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare.

“Përtej diskutimeve për rreziqet, raporti duhet parë dhe në aspekt më të gjerë dhe vlerësimi konfirmon atë që ekonomi shqiptare ka hyrë në fazë pozitive sa i takon rritjes ekonomike që është përmirësuar në  4.2% për 2018, që është reflektuar në fushat të tjera të vendit, si punësimi”.

Ndërsa për problematikën e vërejtur në këtë raport në lidhje me partneritetin Publik Privat , numri dy i Financave sqaron stategjinë e këtij institucioni në bashkëpunim me FMN dhe BE për të përmirësuar kapacitetet dhe për të rritur vlerën e parasë.

“Problematika  e verifikuar nga raporti nuk është një gjë e re, dhe shumë shpejt do rishikohet me disa nga rekomandimet e FMN kapacitet jo vetëm të Partneritet Publik Privat, por edhe investimet është për t’u forcuar më tej dhe strategjinë e Financave e kemi dizenjuar me partneritetin e FMN dhe BE për të përmirësuar këto kapacitete për të rritur vlerën e parasë për shpenzimet publike. PPP këto kanë pasur një fokus pak më të lartë, por duke parë natyrën e disa prej projekteve duhet thënë që të infrastrukturës nuk janë shumë lart. Përmirësimi i vlerës së cilësisë së investimeve është punë në progres”.

I pyetur për buxhetin 2019, ku lista potenciale arrinte në 15% të prodhimit të brendshëm bruto, Luçi shprehet: “Pagesat që ka buxheti për PP nuk i kalon 2% të të ardhurave rreth 1% të PPP. Me 5% që është tavani i vendosur në ligjin e buxhetit ka një kontroll të fortë, përsa i përket pagesave dhe PPP hyjnë në buxhet. Edhe me listën e atyre që do hyjnë pagesat vjetore për shëndetin e finnacave janë brenda 5%”.

Luçi thekson se 15 % i GDP nuk e riskon Sistemin Fiskal Shqiptar. Sipas tij një pjesë e PPP që ishin te ajo listë janë pezulluar për të mbajtur disiplinën e 5%.

“Është një listë prej tranparencës ku vendosen edhe potencialet e ardhshme. Por ç’është më e rëndësishme janë HEC-et e vogla që janë miratuar që nuk kanë lidhje te drejpërdrejtë me buxhetin, por me sektorin e energjisë.

Një pjesë e PPP që ishin te ajo listë janë pezulluar për të mbajtur disiplinën e 5%. Edhe monitorimi i PP po merr fokus të veçante për të kontrolluar jo vetëm rreziqet, por edhe cilësinë e punimeve”.

Kontrolli i borxhit nuk është edhe aq i thjeshtë, thekson numri dy i financave, por falë kontrollit është mundësuar një ulje e lehtë e tij dhe brenda 2-3 vjet mund të arrihet në 60%, nëse vazhdohet me këtë ritëm.

“Parashikimet për fundvitin te 70%, FMN vlerësoi se fundi i vitit të kaluar ishte pozitiv për uljen e borxhit publik në 67 %, por 67 është prapë një lajm i mirë për publikun se po ulet barra që ne kemi thënë shpesherë që është barrë e rëndë për qeverinë dhe na jep shpresë që në një periudhë 2-3 vjet borxhi mund të ulet në 60% me ketë rregull dhe balancë pozitive. Nëse qeveria nuk merr borxh, borxhi sa vjen dhe ulet”.

Luçi theksoi gjithashtu se viti i kaluar shënoi rritje të investimeve të huaja, 1 miliardë euro me projektet e TAP-it dhe Devollit, ndërsa vlerësoi kursin fleksibël të këmbimit, që sipas tij ka ndihmuar Shqipërië.

“Kursi fleksibël e ka ndihmuar Shqipërinë dhe po të shohim një nga kryesoret që ka të bëjë me defiçitin tregtar, rritjen e eksoprteve ndaj importeve kanë ardhur në përmirësim të fortë dhe balanca primare, të ardhurat nga emigratët e investimet e huaja refklektohet në kursin e këmbimit dhe pozitivitetit të ekonomisë.

Për sa kohë është stabilizuar që për një periudhë afatshkurtër duket i qëndrueshëm. Ka shumë elementë që ndikojnë në kursin e këmbimit, përfshirë dhe rritjen ekonomike”.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria është pozicionuar mirë edhe me rreziqet dhe vlerësimi i investitorëve është optimist, ndërsa sfidë për qeverinë mbetet rishpërndarja.

“Këtu do sillja Eurobondin që tejakoi pritshmëritë tona. Vlerësimi i investitorëve na bën më optimistë në rrugën që po ndjekim. Rreziqet janë të brendshme dhe të jashtme. Shqipëria është pozicionuar mirë edhe me rreziqet. Një sistem bankar që është forcuar shumë, falë legjislacionit dhe rregullave që na bën më komfort për ulje-ngritjet që mund të ketë ekonomia botërore. Rritja ekonomike është rritur me konsumin e popullsisë. Sfida është në rishpërndarjen. Qeveria ka pasur një politikë fiskale me taksat për të bërë një rishpërndarje më të mirë me të pamundurit, buxhetorët. Përmirësimi i skemës së ndihmës ekonomike, targetimi është në përmirësim ”.

/abcnews.al