Zv.ministri i Brendshëm: Izolimi nga Covid 19 ka ulur numrin e aksidenteve dhe kriminalitetit

schedule11:07 - 27 Prill, 2020

schedule 11:07 - 27 Prill, 2020

Zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj në një intervistë për Abc News është shprehur se lirimi i masave në zonat e gjelbërta është marrë duke parë se rreziku në këto zona është minimal dhe policia e shtetit po angazhohet për të mos lejuar abuzimet në lidhje me masat e kufizimit.

Hodaj gjatë fjalës së tij ka komentuar edhe dhunën në familje ku është shprehur ndër të tjera se fatmirësisht në kushtet në të cilat ndodhemi nuk kemi nj rast të shtuar të rasteve të dhunës në familje.

“Ne bëjmë gjithmonë analiza mujore jo vetëm për dhunën në familje pasi duke qëndruar në shtëpi mund të kishim dhe një shtim të rasteve të dhunës. Por duke parë shifrat ne jemi optimistë. Pasi ne dhunë në familje konsiderojm ëtë gjithë ato raste që lindin në kuadër të dhunës së bashkëshortëve, të bashkëjetuesve dhe në rastin konkret duke qenë se kemi masa të forta izolimi, pjesa e atyre rasteve me ish bashkëjetuesit duke qenë se nuk ka kontakte kemi një ulje. Që në ditën e parë apo të dytë është hedhur një procedurë e veçantë në lidhje me dhunën në familje por që nuk është verifikuar një gjë e tillë deri më tani. Jemi në kushte normale nëse do të bëjmë dhe në raportet tre mujore ëhstë vënë re një gjë e tillë. Gjithashtu dhe në lidhje me kriminalitetit dhe aksidentet vihet re një ulje drastike dhe kjo është e kuptueshme dhe për shkak të normave të izolimit”, është shprehur ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se fatmirësisht nuk kemi rritje të numrit të kriminalitetit, ndërsa në lidhje me rastet e kapjes së personave në kërkim, ai ka theksuar se puna vijon normalisht.

Në lidhje me lëvizjen ndërqytetase zv ministri ka theksuar se deri më tani qytetarët i kanë respektuar masat e vendosura dhe situata është nën kontroll.

Nuk ka pasur policia ka krijuar një lloj autorizimi specifik, ku bizneset që furnizojnë bizneset lëvizin lirisht. Ndërkohë që nuk ka shtim të dukshëm të lëvizjes në fundjavë. Nëse do të shikojmë dhe masat administrative që merren nuk ka ndonjë shtim të numrit të lëvizjes.  Një kontribut i madh për situatën në të cilën ndodhet vendi është një meritë e madhe e qytetarë që janë ndërgjegjësuar dhe një meritë ju shkon dhe punonjësve në rrugë. Policia është sjellë në mënyrë hshëmbullore dhe ka këshilluar fillimisht dhe besoj se masat penalizuese janë marrë në momënetin që nuk është parë ndonjë zgjidhje tjetër”, tha Hodaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!