Zv/kryeministri italian Di Maio replikon me ministren franceze

schedule13:42 - 8 Janar, 2019

schedule 13:42 - 8 Janar, 2019

Zv/kryeministri Italian Luixhi Di Maio e ka quajtur hipokrite ministren franceze për çështjet europiane. Përplasja mes tyre nisi pas mbështetjes publike të Di Maios për protestat e jelekëve të verdhë

Pas mbështetjes publike të jelekëve të verdhë zv/kryeministri Italian Luixhi di Maio replikon në distancë me ministren franceze për çështjet europiane Natali Luazo. Di Maio e cilësoi ministren si hipokrite. Në fakt Luazo shkruante se Franca ishte shumë e kujdesshme për dhënien e këshillave qeverisë italiane dhe se Salvini e Di Maio duhet të pastrojnë fillimisht shtëpinë e tyre. Di Maio ka përmendur deklaratën e presidentit francez menjëherë pas krijimit të qeverisë italiane, ku e krahasonte atë me zgjeben.

Më tej Di Maio shton se populli francez kërkon ndryshimin dhe plotësimin e nevojave të tyre: Nuk mund të mos e mbështes këtë kërkesë dhe as mendoj të ofendoj qytetarët francezë. Është e qartë se dicka duhet të ndryshojë. Si për shembull afrika nuk mund të vazhdojë të varfërohet me politika koloniale që shkaktojnë valë emigrantësh drejt europës, një problem me të cilën italia është përballur e vetme” përfundon ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!