“Pa Kosovën iniciativa për minishengenin ballkanik nuk është e plotë”. Kështu e sheh zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani. I ftuar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit të Enkel Demit ai tha se treshja Rama-Zaev- Vuçiç duhet t’i bindë liderët e Kosovës dhe t’ua shpjegojë.
“Pa Kosovën nuk ka kuptim kjo iniciativë, por e shoh si shans deri sa të qartësohen dilemat. Treshja duhet të bëjë përpjekje t’i shpjegojë Mustafës dhe të gjithë liderëve në Kosovë. Pa Kosovën asnjë iniciativë rajonale nuk është e plotë sikurse iu shpjegua Bosnjës dhe Malit të Zi”.
Në këndvështrimin e tij Kosova ka të drejtë të vetëpërjashtohet pasi i mohohen disa të drejta, por duhet t’i shfrytëzojë këto platforma në të mirë të saj.
“Ka të drejtë të vetëpërjashtohet se i mohohen disa të drejta ndërkombëtare, mosnjohja nga Serbia, mosliberalizimi i vizave, Kosova është në tranzcion pushteti, por mendoj që duhet t’i shfrytëzojë këto platforma rajonale nuk më ka pëlqyer që mungonte flamuri i Kosovës
Kosova ishte e ftuar, kishte një njoftim se do vinte ministri i jashtëm, Kosova ka të drejtë të jetë dyshuese, prandaj duhet të bëjmë tentime shtesë për t’i bindur ata, përderisa Uashingroni dhe Brukseli i mbështetin këto iniciativa. Kufijtë janë bërë pengesë. Mos ishte moskonsensusi i Brukselit do shihej si takim shtesë, por tani vendimi i Brukselit i jep një dimension mistik këtij takimi që lë vënd për konspiracion”. /abcnews.al