“Zullumqarët e shëndetit s’janë pastruar”, Rama për Onkologjikun: Drejtësia e bëri punën e vet, gjykatat mos e hanë turpin me rryshfet

schedule10:15 - 1 Korrik, 2024

schedule 10:15 - 1 Korrik, 2024

“Ndërkohë që qeveria ka bërë për kushtet më shumë sac është bërë në shumë dekada. Nuk mund të thuhet fatkeqësisht se radhët janë pastruar nga zullmqarët e shëndetit.”- kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama në takimin me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që pason skandalin e mjekëve të Onkologjikut.

Koha e heronjve si Besim Elezi ia ka lënë vendin një kohe tjetër që i jep krah të reja edhe veseve të saj duke e bërë individin rëndom të pandjeshëm për detyrimet. Ndërkohë që qeveria ka bërë për kushtet më shumë sac është bërë në shumë dekada. Nuk mund të thuhet fatkeqësisht se radhët janë pastruar nga zullmqarët e shëndetit.

Rrjeta e merimangave të onkologjikut ishte edhe më zi, ishte krim kundër njerëzimit, kundër njerëzores. Të kërkosh sot heronj si Besim Elezi ku mjekët shkonin në luftë me shpata, nuk është mision i pamundur, po të mos ishin heronjtë kur bota u përball me pandeminë, disa prej të cilëve ishin në këtë qendër spitalore, disa vdiqën, numri i shqiptarë që vdiqën do ishte edhe më i madh.” -tha Rama ndërsa solli në vëmendje, rastin e infermieres së Sanatoriumit në kohën e pandemisë.

“Por edhe në atë kohë, mjaftoi një Tixhe në Sanatorium për të prekur nervin më delikat të shoqërisë dhe për të ndezur një ndjenjë revolte. Një Tixhe rrëzoi gjithë sakrificat deri edhe sublime të dhënies së jetës në krye të detyrës të atyre që nuk shkonin më as në shtepi duke qenë nëna të veshura me bluzen e mjekes por rinin për ti bërë yzmet pacientëve në shtrat. Dhe s’ka se si të jetë ndryshe dhe s’ka si të shpëtojnë institucionet nga shigjetat e mllefit të njerëzve. E mirëkuptueshme edhe klithma për pushkatim, normale që këtë dhimbje krejt njerëzore për viktimat e atij krimi, dhe kërkesat për dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë, të zakonshme të atyre që  me shpirtin katran i gëzohen këtyre rasteve, që mund ta ngrenë në maja të reja, si ajo historia e kobaltit.” U shpreh kryeministri.

Kthyer te skandali I onkologjikut Rama tha se drejtësia tashmë e ka kryer punën e saj, ndërsa apeloi gjykatat të mos e hanë turpin me rryshfet.

“C’ka më takon mua dhe të gjithë atyre që janë edhe këtu dhe në ecurinë e masave për transformimin është adresimi sistemik i problematikave dhe mbi të gjitha identifikimi i masave që do ndikojnë në rritjen e përgjegjësisë individuale në sektorin publik, ku të drejtat shkojnë bashkë me detyrimet. Drejtësia e bëri edhe një herë punën e vet dhe kjo është e mira e vetme e asaj të keqeje tronditëse, u bëj thirrje gjykatësve të mos lejojnë banalizimin e aasaj veprimtarie kriminale ku gjykatës kanë ngrënë turpin me rryshfet e kanë nxjerrë të lirë edhe vrasës. Ne duhet dhe do të vazhdojmë punën tonë. Ndryshimet e propozuara nga grupi i punës, ngritur menjehërë anë hapa të duhur në drejtimin e duhur. Historia e shefeva te dep dhe drejtuesve të spitaleve që i shërbejnë edhe sistemit publik dhe kanë në pronë dhe janë në punë edhe në privat është një histori që e dimë shumë mirë nga vjen vjen nga historia e kalimit nga një sistem i të shkuarës në një sistem ku hyri në mes kapitalizmi.” -vijoi Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!