“Zoti ua ktheftë, krim ndaj futbollit”/ Mallkime, dhunë dhe lot: Ç’ndodh në Kosovë (VIDEO)

schedule19:20 - 8 Korrik, 2020

schedule 19:20 - 8 Korrik, 2020

Prishtina u mund nga Gjilani dhe një karton i kuq për portierin visar Bekaj i prishi balancat në fillim të pjesës së dytë. Vendasit, me një lojtar më tepër ia dolën të shënonin dy herë me Veliun dhe Prognin. Takimi u mbyll 2-1 dhe në fund trajneri Armend Dallku shpërtheu në lot.

“Kjo çfarë ka ndodhur në Gjilan është krim ndaj futbollit. Këta gjyqtarë nuk e meritojnë të gjykojnë në Superligë. Duhet marrë përgjegjësi, nga ai pari që është atje lart, e gjithë të tjerët. Zoti ua ktheftë qysh është më së keqi“, ka thënë Dallku në lidhjen direkte në Supersport.

Pas ndeshjes lojtarët e Prishtinës dhe stafi kanë protestuar tek arbitri, ndërkohë që vetë klubi kryeqytetas raporton për dëmtime të lojtarëve nga policia. Madje një prej tyre ka prerë dorën dhe është dërguar në spital.

“Shumë futbollistë dhe trajnerë janë të dëmtuar nga sulmi i policisë, sidomos nga spreji i përdorur, por ka edhe lëndime tjera. Boshnjaku ka prerë dorën edhe është dërguan në emergjencë. FC Prishtina me gjasë, 99%, do të tërhiqet nga garat!”, shkruan Prishtina në faqen zyrtare në “Facebook”.

 

Postimet

Denoncimet vijuan, teksa më pas klubi dardan njoftoi për një tjetër zhvillim: “Arrestohet administratori i FC Prishtina, delegat pranë FFK-se, Bajram Sherifi, pas duelit verbal me drejtorin e FC Drita, Valon Murseli, ndaj të cilit nuk u mor asnjë masë”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!