Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zoti nuk do i falë ata bij k***ash, Diego iku i vetëm nga kjo botë”

schedule11:18 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 11:18 - 1 Dhjetor, 2020

Miguel Galíndez, masazhatori historik i Diego Maradona, ka shpërthyer në  programin “Súper Deportivo Radio” në “Radio Villa Trinidad”. “Njerëzit që rrethonin Diegon nuk do të falen nga Zoti. Duhen vrarë të gjitha ata kriminelë, avokatë dhe të gjithë m**at përreth.

Ata kurrë nuk më lejuan të flisja me Diegon. Unë i dërgova atij një mesazh, por kurrë nuk mora përgjigje. Ne ishim gjithmonë të izoluar nga bota e Diegos”, është shprehur mes të tjerash Galindez, i cili mori pjesë në ceremoninë mortore që zhvilloi familja e tij.

 

Galindez dhe Maradona

“Gjëja e parë që bëra kur e pashë në arkivol ishte prekja e këmbës, gjurit dhe kyçit të këmbës. E ledhatova dhe i thashë se do të jem gjithmonë me të. Kur e pashë Diegon në arkivol kuptova se ata e shkatërruan atë.

Diego më besoi, një ditë më tha ‘merri këto para dhe kujdesu për mua’. Ata që rrethonin Diegon? Ata të gjithë janë dezertorë, tradhtarë dhe bij k***ash. Ai vdiq i vetëm. Tani që po hetohet gjithçka do të zbulohet. Ata më vranë mësuesin”, tha mes të tjerash Galindez, i cili zbuloi gjatë fjalës së tij se pritet që në javën e dytë të dhjetorit të shkojnë pranë varrit të Maradonës së bashku me ish-lojtarët e Argjentinës, që u shpallën kampionë bote në vitin 1986. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!