“Zoti i drogës”, Don Mario dënohet me 35 vjet burg në SHBA

schedule09:21 - 18 Tetor, 2022

schedule 09:21 - 18 Tetor, 2022

Lordi kolumbian i drogës Daniel Redon Herrera, ose “Don Mario”, u dënua të hënën nga një gjykatë në Nju Jork me 35 vjet burg dhe të paguajë një gjobë prej 45 milionë dollarësh , njoftoi Departamenti i Drejtësisë i SHBA.

Ish-udhëheqësi paraushtarak i ekstremit të djathtë, 57 vjeç, u deklarua fajtor vitin e kaluar. Ndër të tjera ai akuzohej se kishte importuar dhjetëra tonë kokainë në territorin amerikan .

 

Gjykata e dënoi atë me 35 vjet burg për pjesëmarrje në aktivitete kriminale si drejtues i Clan del Golfo, kartelit më të fuqishëm të drogës në Kolumbi.

Ai u dënua gjithashtu me 15 vjet burg për “konspiracion dhe komplot për të ofruar mbështetje materiale për një organizatë terroriste, Forcat e Bashkuara të Mbrojtjes së Kolumbisë (AUC),” një organizatë paraushtarake e ekstremit të djathtë që u shndërrua në Klan, thuhet në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!