Bota misterioze e baktereve dhe e zorrëve janë një univers më vete që po studiohen më shumë vitet e fundit, duke sjellë dhe rezultate befasuese. Zorra, ky organ që shkon 7-8 metra në trupin e njeriut, po konsiderohet nga studimet e fundit përgjegjës për nëj sërë patologjish. I ftuar në Abc e Mëngjesit, mjeku i njohur Luçiano Bardhi ka folur në lidhje me studimet e fundit mbi zorrët dhe “koleksionin” e sëmundjeve për të cilat konsiderohet përgjegjës si në rastin e migrenës apo hiperaktivitetit. Bardhi ka folur dhe pë një organ të ri të zbuluar në trupin e njeriut, të panjohur më heret.
Luçiano Bardhi ka prezantuar në Abc e Mëngjesit edhe librin e tij të ri “Kënga e zorrëve” (Simfonia e shëndetit dhe vetëdijes) Ky libër fokusohet mbi parandalimin e shumë sëmundjeve dhe funksionin jetik të zorrëve. Shpesh herë ai thekson rëndësinë e madhe që zorrët dhe i gjithë sistemi tretës ka. Në libër flitet për botën misterioze të baktereve, të cilat ndodhen në mikrobiomën e zorrëve. Ai shprehet se është shumë i lumtur dhe krenar që më në fund ka publikuar librin e tij të dytë, si një ndihmë e madhe për publikun dhe për njerëzit që e mbështesin. Tashmë dhe në Shqipëri po mësohet bota misteriore e zorrëve.
Libri “Kënga e Zorrëve” do të jetë shumë shpejt në shumë librari është shprehur ai, por momentalisht ai ndodhet pranë klinikës ku ai punon. “Kënga e Zorrëve” është një ndihmë e madhe për ata njerëz që duan një shëndet të mirë fizik dhe mendor./abcnews.al