Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u kërkoi ditën e sotme deputetëve të Kuvendit që votojnë për besimin e qeverisë. Zaev u shpreh se disa gjëra duhen sqaruar dhe treguar nga shumica në veprim. Kryeministri kërkon të shohë nëse ka qeveri të qëndrueshme apo jo.
“Ky është momenti kur duhet të shohim se sa besim mund t’i vendoset opozitës, e cila vazhdimisht pretendon se do të rrëzojë qeverinë dhe do të formojë shumicë të re. Lajmet e rreme dhe bllokadat krijojnë pasiguri politike. Unë nuk do ta lejoj ”, tha Zaev.
Ai shtoi se e vërteta do të shihet menjëherë.
Nikolla Micevski nga OBRM-PDUKM tha se do të ishte më mirë të bëhet debat 3-ditor dhe të viheshin në dukje anomalitë. Sipas tij, qeveria nuk kishte guxim ndërsa shtoi se ajo ka shumë gabime në punën e saj, ka skandale dhe nuk ka vaksina kundër coronavirusit. /abcnews.al/