Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një vizitë të zhvilluar në Pustec deklaroi se Shqipëria dhe MV kanë shumë të përbashkëta dhe një nga rrugët që i lidh më shumë është integrimi në BE.
“Shumë rrugë Shqipëria dhe MV i kanë të përbashkëta duke u nisur edhe nga rrugëtimi drejt BE, edhe pse theksoi se përgjigja që morën dy vendet ishte zhgënjyese”, u shpreh ai.
Zaev shtoi se po vijojnë konsultimet për të gjetur një zgjidhje për një integrim sa më të shpejtë në rrugën drejt BE-së.
“Në Maqedoninë Veriut gjuha shqipe njihet si gjuhë e dytë zyrtare. Sot sollëm një numër të madh librash për t’i ardhur në ndihmë nxënësve këtu. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar 30 mijë euro të mundësuar nga donacione për të vazhduar me rikonstruktime më të domosdoshme në Pustec.
Sa i përket integrimit në BE, po punohet me shtetin Bullgar për projekte të ndryshme. Ndoshta marrëveshja e miqësisë mes Bullgarisë dhe MV nuk do të realizohet mirë, por procesi po ecën në rrugën e duhur. Nëse nuk do të kishim pandemi besoj se kjo marrëveshje do të kishte ecur më mirë”, tha ai.
/abcnews.al/