Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zonjë” e bukur dhe fituese/ Juventus kthehet në garën për titull, Cremonese bie 5-0

schedule12:56 - 13 Janar, 2026

schedule 12:56 - 13 Janar, 2026

E kemi thënë që spektakli u nis që nga stoli. Juventusi është me fat që arriti të merrte një trajner si Luçiano Spaletin, mishërim I futbollit sulmues dhe argëtues, edhe pse për të është një nder që drejton ekipin rekordmen të titujve në Itali.

Fitorja 5-0 në Serinë A ndaj Kremonezes ishte një tjetër dëshmi e filozofisë së atij që mbiquhet “Il Prete”, “Prifti”.

“Zonja e Vjetër” u rikthye “zonjë” dhe në stadiumin “Alianc” të Torinos shënuan pesë autorë të ndryshëm.



Mbrojtësi Bremer në 12’, sulmuesi kanadez David në 15’, talenti I madh turk Kenan Jildiz, më pas autogol I Terraçanos me të nisur pjesa e dytë, dhe vulën e vendosi Mekkeni në 64’.

Pra, shfaqja ishte e plotë në rreth një orë lojë.

Tashmë, Juvja është shumë pranë kreut të renditjes që mbahet nga Interi, dhe është ekipi I dytë me më shumë gola në Serinë A, pikërisht pas zikaltërve.

“La Gazeta delo Sport” I thur lavdet e merituara: Vallëzim I Juves! Pesë gola Kremonezes, vend I tretë, kreu është vetëm 4 pikë larg!

“Juve, a mundet që të mos besosh?, është pyetja e të përditshmes torineze, “Tutosport”, që vazhdon: 5-0 nuk ndodhte prej 10 vitesh në shtëpi, tifozët ëndërrojnë titullin!

Piemontezët janë në vend të tretë në kampionat me 39 pikë, me Interin që kryeson me 43, Milani që ka 40, dhe Napoli e Roma nga 39 pikë.

Gjithsesi, Juventus ka luajtur një ndeshje më shumë, ashtu si romanët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!