Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Zonja” shkëlqen në Champions/ Juventus siguron fazën e play off, në lojë për kualifikimin direkt

schedule14:32 - 22 Janar, 2026

schedule 14:32 - 22 Janar, 2026

Juventus kthehet te fitorja dhe e bën këtë në skenën më të madhe të futbollit europian për klube. “Zonja e Vjetër” mundi 2-0 Benfikën, ndërsa ky sukses kishte vlerë të dyfishtë për tifozët bardhezi, pasi në pankinën e portugezëve ishte një rival i hershëm si Jose Mourinho.

Sfida ishte në ekuilibër të plotë në pjesën e parë. Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, por nuk arritën t’i shfrytëzonin, duke lënë të pandryshuar rezultatin. Fati I ndeshjes do të merrte një tjerër rrjedhë, pas pushimit.

Në minutën e 55-të, Kephren Thuram ndali topin në rrjetë për epërsinë e Juventus. Të besuarit e Luçiano Spalleti do të gjenin shpejt dyfishimin me golin e qetësisë. Vetëm nëntë minuta më pas, McKennie vrau garën me realizimin e tij.



Në fundin e sfidës, Benfika shpërdoroi mundësinë më të mirë për të rihapur sfidën, ose të paktën për të zbutur humbjen, por Pavidis gaboi nga pika e penalltisë. Festa ishte për Juventus, që ngjitet në kuotën e 12 pikëve në klasifikimin e fazës së ligës.

Kjo do të thotë se faza e play off është e sigurtë, ndërsa matematikisht, “Zonja e Vjetër” mund të tentojë edhe zonën e kualifikimit direkt në ndeshjen e fundit që do të luajë në fushën e Monaco.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!