Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zonja” ngrin në Norvegji/ Ndeshje në minus 10 gradë, Juventus rrezikon ndaj Bodo Glimt

schedule12:43 - 25 Nëntor, 2025

schedule 12:43 - 25 Nëntor, 2025

Ishte në stolin e Të Kaltërve kur ndodhi katastrofa.

Rënia e Luçiano Spaletit si trajner i Italisë e pati fillimin pikërisht në humbjen 0-3 në Oslo përballë Norvegjisë në eliminatoret e Kupës së Botës, dhe tekniku I njohur do të jetë sonte sërish përballë norvegjezëve tashmë në timonin e Juventusit.

Jo ndaj ekipit kombëtar, që u bë tmerri I italianëve, por në një sfidë në veri të Europës, në fjordin norvegjez, Bodo, dhe kundërshtar në orën 21:00 do të jetë skuadra Bodo Glimt.

Njeriu I shquar I stolit, që ka dalë kampion I Italisë me Napolin, dhe ka drejtuar Romën, Zenitin e Shën Peterburgut e Interin, ka vërtet arsye se përse të shqetësohet.

“Zonja e Vjetër” rrezikon shumë në Champions, pasi ka vetëm tri pikë në 4 ndeshje, e ndodhet në vendin e 26-të, jashtë zonës së plej ofit.

Punë bën vetëm fitorja, por piemontezët mbeten specialistë për barazimet, me tre radhazi, dhe me 29 të tillë në pak më shumë se një vit, një rekord për Europën.

E përditshmja torineze, “Tutosport”, paralajmëron: Juve, në lojë është nderi dhe 30 milionë!

E tillë rëndësia e ndeshjes.

Bodo Glimt ndërkaq nuk është aspak një pengesë e lehtë.

Pak vjet më parë, në stadiumin e vet shkatërroi Romën e Zhoze Murinjos, 6-1, ndërsa në fushë ishte edhe mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla.

Edhe humbja në kohën e Kovidit në “San Siro” kundër Milanit ishte vetëm 3-2, pra po flasim për një rival serioz.

Për më tepër, nuk kanë kaluar shumë ditë nga kapitullimi I turpshëm I Italisë, kur u mund 4-1 pikërisht në “San Siro” nga Norvegjia e Halandit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!