Ardhja e tekniku Thiago Motta, në krye të pankinës së Juventus po sjell një revolucion te “Bardhezinjtë”, teksa pritet që sezonin e ardhshëm të shohim një futboll, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim këto vitet e fundit nga “Zonja e Vjetër”.
Mirëpo, për të përmbushur objektivat e tij, tekniku italo-brazilian ka nevoj për një tjetër përforcim dhe ky i radhës vjen nga Bundesliga.
Bëhet fjalë për “yllin” e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, i cili pëlqehet shumë jo vetëm nga Motta, por edhe nga “dirigjenti” i merktos “bardhezi”, Cristiano Guintoli, i cili gjatë turneut parasezonal në Gjermani shfrytëzoi rastin për të nisur negociatat me lojtarit, duke filluar nga takimi me anëtarët e familjes së tij në Mynih.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes italiane “La Stampa”, Adeyemi është i gatshëm të transferohet në Serie A dhe tashmë mbetet vetëm që të arrihet akordi me “Verdhezinjtë” gjermanë, me këta të fundit që nuk pranojnë më pak se 50 milionë euro për “pistonin” e sulmit. /i.m /abcnews.al