Është i vetmi sulmues pykë që kanë në dispozicion, mirëpo edhe ai i ka “lënë në baltë”.
Pasi humbën për një kohë të gjatë shërbimet e sulmuesit polak, Arkadiusz Milik, tashmë “Zonja e Vjetër” ka humbur edhe “yllin” serb, Dusan Vlahovic, i cili ka pësuar një dëmtim në sfidën e së hënës mbrëma të Kombëtares së tij, ndaj Danimarkës, të vlefshme për fazën e grupeve të Ligës A, së Nations League.
“Bomberi” ballkanas ka pësuar një lëndim në ijë dhe paraditen e kësaj të marte i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor në ambientet e klubit, ku sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes italiane “La Gazzetta dello Sport”, 24-vjeçari do të humbasë minimalisht dy sfidat e radhës atë ndaj Milan, në Serie A dhe Aston Villa në Champions League.
Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të sezonit, Dusan Vlahovic është golashënuesi më i mirë i klubit, me plot 9 gola e 1 asistim në 16 sfida. /i.m /abcnews.al