“Bardhezinjtë” e Juventus do të kërkojnë të shtojnë serinë e fitoreve radhazi, në kampionatin italian të futbollit, teksa pasditen e së shtunës do të përballen me skuadrën e Cagliari, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Serie A.
Mirëpo, pavarësisht se nuk është një sfidë e vështirë në letër, “Zonja e Vjetër” hyn në fushë pa një “lider”, me 3 kapitenët, Danilo, Alex Sandro e Andre Rabiot që do të mungojnë në këtë sfidë dhe nga konferenca për shtyp në kuadër të përballjes, tekniku Massimiliano Allegri ka prezantuar “kapitenin” e ri të skuadrës.
“Sa u përket lojtarëve të rinj, ne do ta shohim me kalimin e kohës… Trajneri nuk e vendos liderin, por lideri e tregon vetë veten. Kapiten nesër do të jetë Locatelli, ne do t’i japim një bonus të mirë, pra besimin për të qenë kapiten”,- theksoi Allegri. /i.m /abcnews.al