Zonja e parë e Ukrainës në Angli për funeralin e Mbretëreshës, a do e shoqërojë presidenti Zelensky?

schedule11:18 - 16 Shtator, 2022

schedule 11:18 - 16 Shtator, 2022

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, do të udhëtojë në Londër për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, sipas raportimeve.

Zelenska, gruaja e Volodymyr Zelensky, është mes 500 krerëve të shtetit dhe personaliteteve që janë ftuar të hënën, si dhe në një pritje të organizuar nga Mbreti Charles një ditë më parë, sipas Sun.

Megjithatë, mësohet se Volodymyr Zelensky nuk do ta shoqërojë atë në Britani. Zelenska pritet të kthehet në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur pas ceremonisë, tha një burim për të njëjtën gazetë. Prania e saj, vëren burimi, sinjalizon miqësinë dhe respektin e ndërsjellë midis Britanisë dhe Ukrainës, pasi Londra është një nga aleatët më të fortë të Kievit.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk është ftuar në funeralin. Rusia është një nga vendet e pakta të përjashtuara nga Britania, së bashku me Bjellorusinë dhe Mianmarin. Lista e zezë përfshin edhe liderët e Sirisë, Venezuelës dhe talebanëve të Afganistanit. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!