Zonja e parë e Ukrainës Olena Zelenska tha të Premten, se ishte testuar pozitive me koronavirus.
42 vjeçarja, shtoi se burri i saj, Presidenti Volodymyr Zelensky, dhe dy fëmijët e kanë rezultuar negativë.
“Sot kam marrë një rezultat pozitiv të testit COVID-19,” tha ajo në Facebook, shkruan abcnews.al.
Të enjten, autoritetet ukrainase bënë të ditur se kishte pasur një rritje alarmante të rasteve me koronavirus, ndërsa vendi lehtësoi kufizimet e bllokimit.
Të Premten, vendi i ish-Sovjetikut raportoi 29.753 raste dhe 870 vdekje.
Presidenti ukrainas u bëri thirrje zyrtarëve që urgjentisht të përcaktojnë arsyen e e shpërthimit të rasteve të reja.
Ndërkohë, zonja e parë tha se ndihej mirë dhe ishte izoluar. /abcnews.al